AKTUALE

Ligji për energjetikë në lexim të dytë në Kuvend

Banner

Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, në kuadër të së cilës do të shqyrtohet Ligji i ri për energjetikë, i cili është në lexim të dytë. Ky propozim-ligj është në rend dite edhe në Komisionin Juridik-Ligjvënës.

Ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska kohë më parë në një bisedë për MIA-n tha se ky ligj është një nga më të rëndësishmit sepse në të janë implementuar të gjitha direktivat evropiane. Ligji, siç theksoi ajo, është përpunuar me kapacitete vendore, pa konsultantë të huaj.

“Atje për herë të parë rregullohen bateritë, përkatësisht deponimi i energjisë elektrike, formohen bashkësi civile. Këtu pë herë të parë fillon të bëhet metodologjia për matjen e varfërisë energjetike. Me këtë ligj, MEPSO do të kalojë para Ministrisë së Energjetikës që është normale dhe e pritur. Gjithashtu ka edhe për naftë dhe gaz. Ka shumë punë, bëhet fjalë për një ligj shumë të gjerë me 317 nene”, theksoi Bozhinovska.

Edhe sipas ministres Bozhinovska dhe sipas kryetarit të Komisionit Rregullator Marko Bislimovski, sfidë më e madhe në periudhën e ardhshme do të jetë përpunimi dhe miratimi i akteve dhe rregulloreve nënligjore.

Në Kuvendin e Maqedonisë, sot do të mbahet edhe debat konsultativ me temën “Situata e fëmijëve dhe adoleshentëve në Maqedoninë e Veriut”, në të cilën fjalë hyrëse do të kenë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Lesli Miler, përfaqësuese e UNICEF-it në vend. Në debat do të prezantohen rezultatet kyçe nga Analiza e UNICEF-it për situatën e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Kuvendin e Maqedonisë sot do ta vizitojnë studentë të specializuar në detyra komanduese dhe shtabi në Akademinë Ushtarake “Mihajlo Apostolski – Shkup” në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip.

Banner

Related posts

Në Strugë, kriza mbylli shumë biznese, të tjerat presin sezonin veror

Gjyla Halili

Vazhdojnë kalkulimet për zgjedhjet lokale, VLEN shqyrton 3 kandidatë për Sarajin

Gjyla Halili

A është shkas anketa nga IHSPJ “tentim për përplasje në VLEN”?

Gjyla Halili