AKTUALE

Tentativa e 11-të, a do të zhbllokohet sot Kuvendi i Kosovës?

Banner

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 11-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Seanca është caktuar të fillojë në orën 10:00. Konstitutimi i Kuvendit ka hasur në vështirësi të shumta që nga seanca e parë që ishte mbajtur më 15 prill.

Deputetët kanë arritur të miratojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës: miratimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.

Megjithatë, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka mbetur peng për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar shumicën në Kuvend, ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit. Megjithatë, ajo nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në gjashtë prej dhjetë seancave që janë mbajtur deri tash.

PDK, LDK dhe AAK, kundërshtojnë fuqishëm këtë kandidaturë, duke e cilësuar si të papranueshme.
Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Ky veprim bllokoi procesin e konstituimit të Kuvendit, duke çuar në ndërprerjen e seancës nga kryesuesi Avni Dehari.

Banner

Related posts

Tragjedia në Koçan, Toshkovski: Është lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë për 4 persona

Gjyla Halili

Miku i shqiptarëve, Eliot Engel vdes në moshën 79-vjeçare

Gjyla Halili

Ali Ahmeti në 5 vjetorin e vrasjes makabre të Heroit të Kosovës, Qerim Kelmendi

Gjyla Halili