AKTUALE

“Pal Qarraj organizon Koncertin   “Të ruajmë traditat tona”  Nusja me Xhubletën Malsore dhe Duvakun e bardhë sjell emocione në publik”

Banner

Pikërisht në Kastrat të Malësisë së Madhe, aty ku vitet e fundit vazhdon që të promovohet tradita e hershme e krahinës u zhvillua aktiviteti artistiko-kulturor “Të ruajmë traditat tona”

Traditat që janë trashëguar nëpër breza, në kohët e sotme janë thjesht një kujtim i moshave të mëdha, sepse nuk po praktikohen më.

Organizatori, regjisori dhe gazetari Pal Qarraj, në bashkëpunim me përkrahësin dhe financuesin e këtj aktiviteti Zotin Simon Pjetri realizuan një program ky kryefjalë ishte hyrja e nuses e veshur me Xhubletë dhe me duvakun e bardhë. Sapo moderatorja Sara Therqaj me zërin e saj kumbues lajmëroi ardhjen e “nuses”
të pranishmit u emocionuan dhe shpërthyen në duartrokitje të mëdha. Romina Sufaj në rolin e nuses tha për Top Shqip se ndjeu emocione të papërshkrueshme.

Ky aktivitet i realizuar në Bratosh Kastrat Malesi e Madhe, është një thirrje drejtuar të gjithë malsorve, institucione ve dhe organizatorëve te koncerteve të ndryshme që t’a mbajnë dhe të vazhdojnë që t’a promovojnë në vazhdimësi atë që ne trashëguam.

Në koncert ishim të ftuar këngëtarë nga treva të ndryshme veriore, të cilët krijuan atmosferë e cila zgjati disa orë. Në ditët në vijim ne do t’a postojmë aktivitetin të plotë./Pal Qarraj.

Banner

Related posts

VMRO-DPMNE humbi 140.000 vota, LSDM rreth 30.000 (TABELA) 20.10

Gjyla Halili

Ali Ahmeti uron Ditën e Alfabetit Shqiptar: “Gjuha bashkon popullin, përgjegjësia jonë është ta ruajmë dhe ta begatojmë”

Gjyla Halili

Mark Gjonaj: Zgjedhni Marko Kepi për Senatin e NYS

Gjyla Halili