AKTUALE

Faton Ahmeti: Koridori 8 projekt kombëtarë i BDI-së, gurthemeli i tij është vendosur në vitin 2023

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar pas vendosjes së gurëthemelit të sotëm nga ana e qeverisë për fillimin e punimve e në autosrtadën Tetovë – Gostivarë, duke sqaruar se ky projekt është nënshkruar dhe kontraktuar me konsorciumin Bechtel-Enka gjatë mandatit të qeverisë së kaluar, me angazhimin e plotë të BDI-së, si një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës në vend për shqiptarët

Ahmeti më tej shton se “gurëthemeli i këtij koridori është është hedhur më 4 prill 2023, dhe makineria është në terren që nga ajo ditë. Çdo tentativë për t’u paraqitur sot si “gurthemeltarë” është thjesht manipulim politik dhe mungesë respekti për qytetarët dhe për të vërtetën”

Ja postimi plotë:

Sa i përket autostradës Tetovë – Gostivar, që është pjesë përbërëse e Koridorit 8, duhet të jemi të qartë:
Ky projekt strategjik kombëtar nuk është as ide, as angazhim i qeverisë dhe qeveritarëve të sotëm, të cilët pretendojnë pa legjitimitet të përfaqësojnë shqiptarët.

Koridori 8 është projektuar, nënshkruar dhe kontraktuar me konsorciumin Bechtel-Enka gjatë mandatit të qeverisë së kaluar, me angazhimin e plotë të BDI-së, si një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës në vend për shqiptarët.

Gurthemeli i kësaj autostrade është hedhur më 4 prill 2023, dhe makineria është në terren që nga ajo ditë. Çdo tentativë për t’u paraqitur sot si “gurthemeltarë” është thjesht manipulim politik dhe mungesë respekti për qytetarët dhe për të vërtetën.

BDI do të vazhdojë të mbrojë dhe realizojë projektet që sigurojnë zhvillim, mirëqenje por sidomos dinjitet për shqiptarët!

Banner

Related posts

Sot eklipsi total diellor, fenomeni zgjat mbi katër minuta

Gjyla Halili

Ahmeti prezanton “marrëveshjen e xhentëllmenëve” me VLEN-in! Në qeveri vetëm me parti që mbështesin ndryshimet kushtetuese…

Gjyla Halili

VLEN: Edhe LSDM po ikë nga BDI

Gjyla Halili