AKTUALE

Abdulselam Selami: 1 Maji simbolizon sakrificën, djersën dhe mundin e çdo punëtori!

Që nga viti 1891, në Kongresin Internacional në Bruksel, u soll vendim që 1 Maji të jetë Festa e Punëtorëve, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e ligje; liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.

Sot, çdo punëtor këto kushte i ka të garantuara me ligj, por angazhimi ynë i përbashkët duhet në vazhdimsi të mundësojë standart më të lartë jetësor dhe kushte bashkëkohore për punë!

Andaj, sakrifica e punëdhënësit për pagë më të lartë për punëtorin, nuk është humbje, por është mundësi dhe inkurajim për punë më kualitative dhe profesionale që do të rezultojë dobi më të larta për punëdhënësin!

Urime bashkë për një jetë më të mirë për çdo punëtor!

Banner

Related posts

Izet Mexhiti kërkon mbështetjen e popullit: Bëjeni që të vlejë shtrejt e mërkura e 8 Majit

Gjyla Halili

Konjufca i pari uron Gashin: Mezi pres t’ia nisim punës për të çuar përpara interesat tona të përbashkëta

Gjyla Halili

Fronti Europian në Ohër, Ahmeti: 24 prilli është Referendum

Gjyla Halili