AKTUALE

Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli u takua me drejtuesit e Sindikatës së të punësuarve

Me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të të Punësuarve, Rektorit i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli bashkë me ekipin e tij, e priti në takim Kryetarin e Sindikatës së të punësuarve të këtij institucioni, Prof. Dr. Shefket Dehari dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit, palët diskutuan për rëndësinë e kësaj dite në historinë e të drejtave të punëtorëve, si dhe për çështje që lidhen me përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenien e stafit akademik dhe administrativ të Universitetit. Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli theksoi rolin thelbësor që kanë të punësuarit në funksionimin dhe zhvillimin e Universitetit, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre të vazhdueshëm në avancimin e cilësisë së arsimit të lartë.

Kryetari i Sindikatës, Prof. Dr. Shefket Dehari, falënderoi Rektorin për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e treguar për t’i trajtuar temat që prekin interesat e të punësuarve. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të punonjësve dhe kujdesin që u duhet kushtuar atyre. Takimi u përmbyll me një vlerësim të ndërsjellë për bashkëpunimin e frytshëm dhe me zotimin për vazhdimin e dialogut institucional në të mirë të komunitetit universitar.

Në shenjë respekti, për angazhimin e palëkundur, respektimin e të drejtave të Sindikatës, përkushtimin e vazhdueshëm në krijimin e një mjedisi pune të bazuar në parimet e drejtësisë dhe transparencës, Kryetari i Sindikatës së të punësuarve të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Shefket Dehari i ndau mirënjohje Rektorit Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Sekretarit të përgjithshëm të UT-së z. Adem Beadini.

Banner

Related posts

Skandal ose jo? Drejtoresha Pranvera Izairi do t’i përgjojë pacientët pa i informuar? Kërcënon me demante, por s’mohon që në tender kërkohen kamera me mikrofon

Gjyla Halili

SKANDAL – VLEN-VMRO fshin diasporën dhe vendet rurale në ndarjen e mjeteve për komunat!

Gjyla Halili

Protesta e 34 për rastin në Koçan: Kush e dinte, kush e lejoi, kush heshti!?

Gjyla Halili