AKTUALE

Promovimi i librit “Livia”/Agron Dedivanaj falenderon autorin Mark Pashku-Lucgjonaj për mirënjohjen që ka shprehur ndaj shoqatës “Jehona e Malësisë”!

Ditë më parë Shoqata ” Jehona e Malësisë” në Miçigan promovoi librin e autorit nga Malësia Mark Pashku-Lucgjonaj me titull ” Livia”

Autori ka dërguar një letër falenderuese ndaj shoqatës dhe kryetarit Dedivanaj, ku ka shprehur falenderim të jashtëzakonshëm për mënyrën e organizimit të promovimit.

Me këtë rast, kryetari Dedivanaj ka shprehur mirënjohjen e përzemërt për autorin Mark Pashku-Lucgjonaj për fjalët motivuese dhe inkurajuese.
Ja postimi i plotë:

Do të doja t’i shprehja mirënjohjen time të përzemërt z. Mark Pashku – Lucgjonaj për fjalët tepër të ngrohta dhe motivuese që ndau me mua me rastin e promovimit të suksesshëm të librit të tij “Livia” këtu në Michigan. Fjalët e tij kanë qenë njëkohësisht inkurajuese dhe frymëzuese, dhe ndihem i plotësuar që ai është shumë i kënaqur me organizimin tonë.

Për shoqatën “Jehona e Malësisë” si dhe të gjithë komunitetin shqiptar në SHBA, është gjithmonë një krenari e madhe të mirëpresim autorët nga vendlindja jonë, të cilët me vizionin dhe gjenialitetin e tyre, i shndërrojnë artin dhe veprat letrare në një dritare uniteti për të gjithë shqiptarët. Shoqata “Jehona e Malësisë”, me anëtarët e saj aktiv, entuziast dhe të përkushtuar, punoi me dedikim për të organizuar këtë event sipas standardeve më të larta, duke siguruar që veprat tona autentike të promovohen në një atmosferë të vërtet akademike, shkencore, vëllazërore dhe kombëtare.

Ne e inkurajojmë Markun dhe të gjithë autorët e tjerë nga vendlindja jonë, që të vazhdojnë të shkruajnë dhe të kontribuojnë në letërsinë shqipe. Talenti juaj është një dhuratë që pasuron kulturën tonë dhe forcon lidhjen midis nesh, pavarësisht se ku ndodhemi në botë. Një falënderim i veçantë shkon për anëtarët e komunitetit tonë që morën pjesë në numër të madh në një nga organizimet tona më triumfuese, si dhe i dërgojmë urimet tona më të mira Mark Pashkut për suksese të vazhdueshme në të gjitha projektet e tij të ardhshme artistike!

Në vazhdim gjindet mesazhi që mora nga Mark Pashku.

Me respekt,
Agron Dedivanaj,
Kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”

Related posts

VLEN: Gjykata Administrative e vërtetoi “trenin bullgar” në Komunën e Likovës (DOKUMENT)

Gjyla Halili

SHA EMV: Në 24 orët e fundit janë prodhuar 14.530 MWh energji elektrike

admin

Sukses i madh i Darkës për fondet nga Jehona e Malësisë

Gjyla Halili