AKTUALE

Ali Ahmeti përkujton heroin Ilaz Kodra: Me nderim e përulësi kujtojmë një ndër figurat më të ndritura të luftës për liri

Banner

Lideri shqiptarëve në Maqedoninë e Verit, kryetari i Bdi-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar heroin Ilaz Kodra.

Brezat e rinj duhet ta ruajnë kujtimin dhe mësimin nga kjo rrugë e vështirë, që na solli paqe në një kohë sfiduese, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i tij:

Në përvjetorin e rënies së heroit Ilaz Kodra, me nderim e përulësi kujtojmë një ndër figurat më të ndritura të luftës për liri.
Bashkëluftëtar i Fehmi Lladrovcit e Adem Jasharit, Ilazi ishte mishërim i përpjekjes së pandalur për çlirimin e Kosovës, i edukuar me idealet e Hasan Prishtinës, Azem Bejtës e Shotë Galicës, duke e ushqyer shpirtin me historinë e ndaluar që lexohej fshehurazi.
Këta burra e gra që dhanë gjithçka për lirinë e vendit, janë sot të pranishëm në sheshet kryesore të derdhur në bronz që mban emrin e tyre. Dëshmi se liria nuk erdhi vetvetiu, por u fitua me gjakun e tyre të freskët, me sakrificën e atyre që nuk kursyen as jetën për të ardhmen tonë.
Brezat e rinj duhet ta ruajnë kujtimin dhe mësimin nga kjo rrugë e vështirë, që na solli paqe në një kohë sfiduese.
Lavdi e përjetshme Ilazit dhe të gjithë të rënëve për liri!

Banner

Related posts

MANIFESTIM ME RASTIN E LINDJES SË MUHAMEDIT A.S. NGA MEDRESEJA ISA BEU – PRALELJA E VAJZAVE NË TETOVË

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi në ditën e dëshmorëve: Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët e lirisë

Gjyla Halili

Veprat e piktores nga Tetova Besa Daotti në ekspozitën prestigjioze “Artisti d’Italia”

admin