AKTUALE

Muzemil Osmani: “Kur Prekni ‘Isa Beun’, Prekni Zemrën e Kombit”

Shkruan: Muzemil Osmani

Në zemrën e Shkupit qëndron krenarisht një institucion që për dekada ka ndriçuar mendjet dhe shpirtrat e rinisë shqiptare – Medreseja “Isa Beu”. Ajo nuk është thjesht një shkollë. Është një kështjellë e dijes, e moralit, e vlerave, dhe një pasuri kulturore e pazëvendësueshme për komunitetin tonë!

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar statusin e kësaj shkolle të mesme është jo vetëm një goditje për nxënësit e saj, por edhe një alarm për të gjithë ata që besojnë në barazi, drejtësi dhe të drejtën për arsimim dinjitoz.

A është mëkat të jesh i ditur dhe i devotshëm? A është e ndaluar të jesh pjesë e një shkolle që promovon edukimin, disiplinën, dashurinë për dijen dhe respektin për tjetrin?

Medreseja “Isa Beu” ka diplomuar mijëra të rinj që sot janë qytetarë model, akademikë, mësues, imamë dhe aktivistë. A do t’i privoni këta të rinj nga e drejta për të hyrë në universitete, vetëm pse rruga e tyre e dijes ka kaluar përmes një shkolle fetare?

Ne themi JO! Nuk do të lejojmë që padrejtësia të bëhet ligj dhe që dija të kriminalizohet. Nuk do të heshtim përballë një vendimi që cenon jo vetëm të ardhmen e nxënësve të Medresesë, por edhe vetë themelet e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.

Mos prekni Medresenë “Isa Beu”! Sepse po prekni zemrën e një kombi që ka mbijetuar ndër shekuj me dije, vlerë dhe besim.

Related posts

Blerim Bexheti: 19 tetori është referendum në Saraj – Blerant Ramadani kryetari i ardhshëm!

Gjyla Halili

Si të keni jetë të shëndetshme dhe çfarë duhet të bëni?

Gjyla Halili

Deri në orën 15 dalja e votuese 34,96%

Gjyla Halili