Nga aeroporti i Zagrebit, me zemrën plot mirënjohje. Përfundon rruga ime si ambasador i Maqedonisë së Veriut.
Po largohem me shumë kujtime të bukura, me përvojë të çmuar dhe me krenari që kam tentuar të jap më të mirën për vendin dhe për të gjithë mërgimtarët tanë.
Në këtë rrugëtim nuk kam qenë vetëm. Kam pasur përkrahjen e shumë miqve të mirë, njerëzve të ndershëm që e kanë vendlindjen në zemër dhe e duan po aq sa unë.
Por një emër dua ta veçoj me respekt dhe mirënjohje të veçantë, mikun tim z. Ali Ahmeti, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Jo vetëm si lider që më dha mbështetjen politike për të marrë këtë detyrë të rëndësishme, por edhe si mik që më qëndroi pranë me zemër e me besim.
Ai ka ditur gjithmonë të japë shans, të fuqizojë zërin shqiptar dhe të luftojë për të drejtat tona, pa zhurmë, por me mençuri dhe përkushtim.
Jam thellësisht mirënjohës për gjithçka që ka bërë për mua dhe për të gjithë ne.
Rrugët ndoshta na çojnë sërish drejt sfidave të reja, nuk i dihet…
Pas meje, ambasador i Maqedonisë së Veriut në Kroaci do të jetë z. Dragan Burčevski. I uroj suksese në këtë detyrë.
🇦🇱❤️🇲🇰
Me përkushtim ndaj vendit, njerëzve dhe ndërgjegjes historike.
