AKTUALE

Shpallen konkurset për çmimet shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori” për vitin 2025

Ministria e Kulturës dhe Turizmit informoi se Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror “11 Tetori” ka shpallur Konkurs për ndarjen e çmimit shtetëror “11 Tetori” për vitin 2025. Me këtë çmim jepet mirënjohja më e lartë për veprën jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe aktiviteteve të tjera me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Çmimi u jepet individëve, grupeve krijuese, ekipeve, institucioneve, kompanive dhe shoqatave qytetare nga vendi.
Bordi për ndarjen e çmimit shtetëro “22 Nëntori” ka shpallur Konkurs për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025. Me këtë çmim, nga ana tjetër, jepet mirënjohje për personat nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kontribuar në promovimin e bashkëjetesës njerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në vend.

Konkurset për çmimet shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori” për vitin 2025 zhvillohen nga 1 deri më 31 maj 2025.

Banner

Related posts

Kasami: Sot kur Ali Ahmetit dhe familjarëve të tij ju ndal çezma nga buxheti i shtetit ju kujtuan çështjet shqiptare

Gjyla Halili

Dita ndërkombëtare e tolerancës, krerët e komunave nga VLEN mbollën fidane në parkun e Çairit

Gjyla Halili

Franca mund të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç – çfarë dihet deri më tani

Gjyla Halili