AKTUALE

Taravari, Nikollovskit: Kemi organe partiake, vendimet tona i sjellim vetë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari komentoi deklaratën e nënkryetarit të VMRO-së, Aleksandar Nikollovski, i cili tha se “bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në do të ishte vetëvrasje politike”

Taravari tha se dihen vendimet e deritanishme të partisë dhe se në rast të ndonjë vendimi tjetër, vendosin organet e partisë.

“Ne kemi organe partiake. Vendimet tona i sjellim vetë. Deri tash, vendimi ynë është vetëm me lista për këshilltarë ASH të del e vetme. Për kandidatë për kryetarë komunash, kemi thënë se jemi të hapur, para se gjithash me VLEN-in.

Nëse kanë disponim, nëse nuk kanë disponim, opsioni i dytë është të shkojmë vetë, edhe më tutje e shohim”, tha Taravari.

Banner

Related posts

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Egjiptit, Nader Saad

Gjyla Halili

Prokuroria pret aktvendimin për spitalin modular

Gjyla Halili

Në Ohër sot do të votojnë 239, ndërsa në Debërcë 34 persona të moshuar dhe të pafuqishëm

Gjyla Halili