AKTUALE

PTHP: Hapet procedurë hetimore ndaj një personi nga Radovishi, dyshohet për tregti me lëndë narkotike

Prokuroria Themelore Publike e Strumicës lëshoi Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një banori të Radovishit i cili dyshohet se ka kryer vepër penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

I dyshuari, gjatë një periudhe prej disa muajsh, bleu 80 pako marihuanë me një peshë neto totale prej afërsisht 400 gramësh nga një person i panjohur, të cilat i mbante në një garazh përpara ndërtesës në të cilën jetonte. Nga tetori 2024 deri në prill 2025, ai ua rishiti ilegalisht drogën të varurve nga droga. Gjatë kontrollit të kryer më 17 prill, në garazh u zbuluan 36 pako me gjithsej 180 gramë marijuanë të destinuara për shitje të mëtejshme.

Prokurori publik, duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, propozoi që i dyshuari të mbetet në paraburgim”, thonë nga MPB.

Banner

Related posts

Ramiz Lladrovci: Prej lisit, nuk po e shohin malin!

Gjyla Halili

Intervista në Top Story/ Kryeministri Xhaferi: Detyra kryesore është përgatitja e institucioneve dhe Qeverisë për anëtarësim në Bashkimin Europian

Gjyla Halili

Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Gjyla Halili