AKTUALE

Tragjedia në Koçan, protestuesit kërkojnë përgjegjësi nga funksionarët aktual dhe atyre të mëparshëm

Nga përpara ndërtesës së Prokurorisë Publike, familjet e të vrarëve në Koçani u kërkuan prokurorëve të largoheshin nga ndërtesa dhe të mos manipulonin disa nga prindërit për të ndotur marshin.

“Erdhëm me shpirt e me zemër. Ne nuk jemi të armatosur. Mos kini frikë. Na vrave të gjithëve, por ne do të të kapim. Po shpenzon 400 mijë euro për sondazhe vlerësimi një ditë para funeralit të fëmijëve të tu. Të gjithë duhet të japin dorëheqjen dhe të largohen nga institucionet e uzurpuara”, tha Vladimir Apostollov nga Koçani.

“Z. (Ljupço) Kocevski, kush do ta arrestojë atë? Para tij ishin Ljubomir Jovevski, Marko Zvrlevski… A u arrestuan? Pançe Toshkovski nuk na bindi se kishte krime të mëdha… A janë ndaluar shefat që u emëruan dhe janë përgjegjës direkt? Para tij ishte Oliver Spasovski, a është ndaluar? A janë ndaluar Naqe Çulev, Agim Nuhiu, Gordana Jankullovska, Oliver Andonov…”, tha Apostolov.

Ai përmendi të gjithë zyrtarët e mëparshëm dhe aktualë nga Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia Shtetërore e Promovimit të Investimeve që drejtuan institucionet dhe nuk janë arrestuar./Telegrafi/

Banner

Related posts

Miratohen 119 punësime të reja në Spitalin Klinik të Tetovës

Gjyla Halili

BDI kërkon përgjegjësi për diskriminimin etnik në avancimet në SPB Tetovë

Gjyla Halili

Zgjedhjet që nuk sjellin zgjidhje!

Gjyla Halili