AKTUALE

Veseli:Ndotja e ambientit, institucionet lokale apelojnë për ndërgjegjësim shoqëror

Banner

Pamje të ndotjes së ambientit vazhdojnë të përsëriten në mënyrë të shpeshtë, duke reflektuar një problem të thellë të mungesës së përgjegjësisë qytetare. Pavarësisht angazhimit të vazhdueshëm të ndërmarrjes komunale dhe organizimit të iniciativave të rregullta për pastrim, ndotja nga individë të papërgjegjshëm mbetet një sfidë serioze.

Institucionet lokale shprehin shqetësimin dhe ngrejnë pyetjen se çfarë duhet bërë më shumë për të rritur vetëdijen qytetare dhe për të parandaluar dukuri negative dhe shëmtuese, të cilat jo vetëm që dëmtojnë imazhin e komunës, por përbëjnë edhe rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Në një reagim të fundit, institucionet lokale kanë theksuar se do të vazhdojnë pa ndalur punën e tyre për mirëmbajtjen e ambientit, por njëkohësisht kanë bërë thirrje për bashkëpunim të gjerë qytetar. “Vetëm bashkë mund të arrijmë të ndërtojmë një shoqëri më të ndërgjegjshme dhe të mbrojmë ambientin jetësor për brezat që vijnë,” thuhet në apelin e kryetarit të komunës së Sarajit në profilin e tij në fb z.Iljas Veseli.

https://www.facebook.com/share/p/18ZwUH7JcG/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Komuna e Sarajit me thirje publike për shfrytëzimin e mjeteve financiare për vitin 2024

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: 12 milionë denarë për bulevard pa leje – skandal dhe abuzim me taksat e qytetarëve

Gjyla Halili

QEVERIA SOLLI VENDIM TË NDALET ONLAJN BIXHOZI NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT.

Gjyla Halili