AKTUALE

Spec. Dr. Ilir Shurdhani emërohet kryetar i këshillit Vendor “Skënder Metallari” në Çair

Të dashur qytetarë të Çairit,
Sot, në prani të Nënkryetarit të Këshillit Vendor “Skënder Metallari” – Adem Ameti dhe me pëlqimin e Kryetarit dhe strukturave organizative, kam kënaqësinë të emëroj Spec. Dr. ILIR SHURDHANI si Shef i Shtabit Politik të Këshillit Vendor “Skënder Metallari”.

Dr. Iliri është specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës, me një përvojë prej 2 dekada në Spitalin Gjinekologjik të Çairit, ai ka ndërtuar një profil profesional të respektuar, duke i shërbyer me përkushtim banorëve dhe familjeve të lagjes tonë.

Përveç përkushtimit të tij në fushën e mjekësisë, Dr. Shurdhani kurrë nuk iu nda përgjegjësisë ndaj banorëve të Çairit. Ai ka shërbyer me dinjitet si këshilltar në Komunën e Çairit dhe vjen nga një familje e nderuar, me rrënjë të thella në këtë komunitet.

Gjithë kjo e kompleton Dr. Ilirin si një figurë të denjë për të udhëhequr shtabin politik të Këshillit Vendor “Skënder Metallari”.
Jam i bindur se nën udhëheqjen e tij, kjo strukturë do të shndërrohet në një vatër të gjallë të pjesëmarrjes qytetare dhe ideve zhvillimore në shërbim të gjithë banorëve tanë.

I uroj Dr. Ilir Shurdhanit suksese të shumta në këtë detyrë të rëndësishme!

Related posts

Ademi: Afrim Gashi, kryeparlamentar me 1% mbështetje

Gjyla Halili

Sela për Taravarin: Ata që ikin prej nesh, s’kanë sy e faqe të përballen në fytyrë, nuk meritojnë përkrahje

Gjyla Halili

Mickoski dhe Mexhiti javën e ardhshme në Turqi në drekë private me presidentin Erdogan!

Gjyla Halili