AKTUALE

Huzeir Mustafi nga ASH: Qoku po manipulon opinionin duke u fshehur pas ombrellës së Vetëvendosjes!

Banner

Duket pak simtomatike aktivizimi dhe paraqitjet e fundit të mikut tim Bekim Qoku. Ai si proçembajtës i bisedimeve brenda VLEN-it duhet që të del dhe ta thotë të vërtetën ashtu siç është, e jo të luaj zëdhënësin e njërës apo tjetrës parti!

Fshehja pas ombrellës së Vetëvendosjen dhe kryeministrit Albin Kurti nuk të jep të drejtën që të manipulosh me opinionin.
Si do të jetë nëse do të ishte aq parimor në zgjedhjet e fundit parlamentare do të kishte kandiduar në zonën numër 5, aty ku jeton dhe vepron, por ja që për shkak të “parimeve” vendosi të bëhet deputet me votat e qytetarëve të Tetovës, Gostivarit e rrethinës.
Pastaj për të qenë edhe më i sigurtë gjithmonë për shkak të “parimeve” nga pozita nr 4 insistoi dhe doli në pozitën nr. 2 në radhitjen e numrave të listës për deputet.

Kështu që një këshillë miqësore për deputetin Qoku, ke obligim njerzor e moral që ti përfaqësosh ata qytetarë që ju kërkuar votën, ata duan që të jesh pak më aktiv në punën e kuvendit si në komisione ashtu edhe në seanca plenare, sepse sa mbaj mend unë për një vit mandat nuk është se je paraqitur më shumë se 2 – 3 herë!

Banner

Related posts

Diskriminimi i klubit të vetëm për femra WBC Shkup/ Reagon deputetja Ajdari, kërkon veprime konkrete për klubin e basketbollit të femrave

Gjyla Halili

LAMM: Kjo është gjendja e rrugëve në vendin tonë

Gjyla Halili

Isen Shabani: Nga Gradeci nis fitorja

Gjyla Halili