AKTUALE

Sela: Nuk ka bashkëpunim me VLEN-in, nuk mendoj se duhet t’i hyjmë kësaj aventure

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europia, Ziadin Sela tha se aktualisht nuk ka bashkëpunim me koalicionin VLEN, përcjell TV21. Sela tha se ai mendon se ASH-ja nuk duhet t’i hyjë, siç e quajti ai, kësaj aventure.
Jo, bashkëpunim. Bashkëpunimi është konkret. Duhet të rezultojë me një marrëveshje nëse ka bashkëpunim. Nuk ka bashkëpunim me VLEN-in dhe nuk mendoj se duhet hyrë kësaj aventure. Unë jam për bashkim të faktorit politik shqiptar, për t’u bërë të qarta, dhe ja shfrytëzoj rastin t’u bëjë apel, për t’i bërë të qarta në letër pesë gjëra që duhet ne t’i realizojmë dhe për t’i dhënë fund dhe ta ndërpresim këtë mësymjen që faktori politik maqedonas në qeveri dhe jo vetëm , iu bëjnë të drejtave të shqiptarëve dhe qenies shqiptare këtu në RMV”, tha mes tjerash Sela/tv21.tv

Banner

Related posts

ASHMAA dënon gjuhën e urrejtjes së Apasievit ndaj “Kanal5”: Tejet vulgar dhe i papërshtatshëm!

Gjyla Halili

Besimtarët ortodoksë festojnë Buzmin

Gjyla Halili

Mbahet sot në Shkup takimi i parë i Këshillit për Stabilizim dhe Asociim BE – Maqedonia e Veriut

admin