AKTUALE

Ahmeti-Gashit: Haxhi pishman të Len-it, zgjedhje do të ketë pavarsisht pazareve të juaja të ulta

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, njëherit dhe Sekretar gjeneral i kësaj partie Faton Ahmeti, ka goditur paradokset e LEN, kërkon nga ata të harmonizohen.

“Shqiptarët nuk mund të durojnë pafundësisht poshtërimin dhe pazaret tuaja të ulëta”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Sinkronizohuni, o haxhi pishmanë të LEN-it!

Njëri për zgjedhje të parakohshme, tjetri kundër – hallakamë me regji të vasalëve!

Nëse “politikë e lartë” për ju është poshtërimi i përditshëm që i bëni shqiptarëve, atëherë ju lumtë! Keni arritur majat… të turpit!

Shqiptarët nuk mund të durojnë pafundësisht poshtërimin dhe pazaret tuaja të ulëta.

Zgjedhje duhet të ketë dhe zgjedhje do të ketë, pavarësisht se sa fort përpiqeni t’i mbani postet duke shitur dinjitetin tuaj dhe të shqiptarëve!

Banner

Related posts

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Gjyla Halili

Masar Omeragiq u zgjodh unanimisht kryetar i FFM-së deri në vitin 2029

Gjyla Halili

Ademi: Rreth 80% e këshillit drejtues të BDI-së janë figura të reja!

Gjyla Halili