AKTUALE

Ligji për përfaqësim të drejtë, Mehmeti: Po, më kanë ftuar si eksperte, por nuk marr pjesë!

Ermira Mehmeti, ish-deputete e BDI-së, aktualisht notere në Shkup, në një sqarim drejtuar gazetës KOHA, ka pranuar ka qenë e ftuar nga përfaqësues qeveritar të jetë pjesë e Grupi punues për përpilimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë, megjithëse e njëjta është shprehur se “për arsye të mijat private, nuk marr pjesë”.

Gazeta KOHA pak më parë raportoi se Ligji për përfaqësim të drejtë është gati, por nuk do të publikohet së shpejti – pak për shkak të pakënaqësisë së anëtarëve shqiptarë të Grupit punues e pak për shkak se Ligji si i tillë, do të shkojë njëherë në Komisionin e Venecias për mendim e që pastaj të miratohet në Parlament.
Grupi punues për Ligjin ka qenë me tetë anëtarë: profesorët Tanja Karakamisheva, Deni Preshova dhe Aleksandar Spasenovski nga VMRO, zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, profesorët Jeton Shasivari dhe Mersim Maksuti si profesorë universitar, si dhe ishte propozuar Ermira Mehmeti, por që thotë se nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Grupit punues.

Banner

Related posts

Lladrovci në tubimin masiv në Dobroshec: Vazhdojmë edhe katër!

Gjyla Halili

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan, ndan 23 bursa për stundent në Malësi për vitin shkollorë 2025/2026

Gjyla Halili

Rina Ajdari: S’vleni definitivisht e ka humbur rrugën në oborr.

Gjyla Halili