AKTUALE

ARBËRIA VJEN NË PRISHTINË – Organizata “Shqiptaria” sjell në Prishtinë një ngjarje të jashtëzakonshme kulturore

Një ngjarje që nuk duhet humbur – ARBËRIA VJEN NË PRISHTINË!
Me rastin e ditëlindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Organizata Shqiptaria, në bashkëorganizim me Korporatën Kryeziu, sjellin në zemër të Prishtinës një ngjarje të jashtëzakonshme kulturore – pjesë e festimit kombëtar dhe krenarisë sonë historike.
Për herë të parë në Kosovë, në një debutim emocionues, Shoqata Kulturore “Proloco Arbëria e Lungros” nga Italia do të performojë në koncertin festiv që do të mbahet në sheshin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, më 6 maj, duke filluar nga ora 16:00.

Ky grup i njohur artistik, një nga mbrojtësit më të mëdhenj të trashëgimisë arbëreshe në diasporë, do të sjellë këngë, valle, kostume tradicionale dhe një energji të rrallë që na lidh me rrënjët tona të përbashkëta.
Zemra e Prishtinës do të rrahë me ritmin e Arbërisë!

Një udhëtim mes shekujve që i jep jetë festës dhe krenarisë sonë kombëtare!

“Ejani të festojmë bashkë!” – thuhet në njoftimin e organizatës.

Krenaria arbëreshe takohet me krenarinë shqiptare – në një ditë të paharrueshme për historinë dhe kulturën tonë!

“Shqiptaria” falënderon bashkatdhetarin dhe veprimtarin Gjergj Prenkoçaj, për përkushtimin dhe mbështetjen e çmuar në realizimin e kësaj ngjarjeje.

Banner

Related posts

Festë dhe mbështetje e madhe për Flamur Gjolekën në Llazhani për zgjedhjet e 19 Tetorit

Gjyla Halili

Më shumë borë në Kodrën e Diellit, 64 centimetra

Gjyla Halili

Flamuri valon, Malësia krenohet: Gjergj Prenkoçaj në ceremoninë e inagurimit të shtatores së Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

Gjyla Halili