AKTUALE

NË NJË CEREMONI SOLEMNE U INAUGURUA RESTAURIMI GJITHPËRFSHIRËS I XHAMISË SË FSHATIT ÇAJLE TË GOSTIVARIT

Banner

Sot, 25 prill (e xhuma), me ftesë të Muftiut të Muftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral, H. Irsal ef. Jakupi, Muftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, Muftiu u Tetovës, Dr. Selver Xhemaili, shefi i kabinetit, Dr. Abdulkerim Iseni, drejtorët e sektorëve të Rijasetit, të mirëpritur nga nikoqirët e këtij aktiviteti, imamët e fshatit Çajle, Hfz. Shekur ef. Halili dhe Mr. Suhejb Halili si dhe qytetarë të shumtë të këtij fshatit, në këtë ditë të bekuar, nën tingujt e tekbireve, me një krenari dhe entuziazëm të lartë shpirtërorë, hapën dyert e Xhamisë së Renovuar të fshatit Çajlë.

Programi, të cilin e moderoi Mr. Mallzim ef. Zendeli, u hap me lexim Kur’ani nga ana e Drejtorit të Diasporës, Mr. Mafiz ef. Rustemi.

Fillimisht, imami i xhamisë, Mr. Suhejb Halili, paraqiti një rrezyme të detajuar në lidhje me ecurinë e punimeve dhe gjitha komponentëve tjerë të cilet kanë kontribuar në kompletimin dhe përfundimin me sukses të kësaj perle të mahnitshme, duke përmendur mes tjerash edhe disa sekuenca inspiruese nga jeta e tij profesionale të ndërlidhura drejtpërdrejt me Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Të pranishmit me fjalë mirëseardhëse i përshëndeti Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, i cili falenderoi prezencën e krerëve më të lartë të Bashkësisë Fetare Islame, të udhëhequr nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai. në këtë event kaq të rëndësishëm dhe kuptimplotë për besimtarët e fshatit Çajle.

Fjala e rastit padyshim që i takoi udhëheqësit shpirtërorë të muslimanëve të këtij nënqielli, respektivisht Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulama, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Reisul ulema pasi falenderoi Zotin e Lartëmadhëruar dhe përcolli bekime mbi Muhammedin a.s., u përkujtoi të pranishmëve ajetin Kur’anor: “…E, xhamia – themelet e së cilës iu vunë që në ditën e parë, në të mirën e Allahut, me të vërtetë, meriton që të bësh namaz në te. Në te, janë njerëzit, të cilët e duan pastërtinë. E, Allahu, i do ata që pastrohen shumë”. (Kur’an: 9:108)

Vlerësuar nga Ajeti Kur’anor, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në vazhdim të fjalës së tij, foli mbi historikun, vlerën, rëndësinë dhe rolin institucional që luan Xhamia në orientimin e besimtarëve drejt Zotit, vlerave të arta Islame dhe kombëtare si dhe afrimin e besimtarëve me njëri tjejtrin. Po ashtu, duke iu referuar ajetit Kur’anor: “Ndër besimtarët ka njerëz që e kanë plotësuar premtimin e dhënë Perëndisë, disa prej tyre kanë vdekur; e disa nga ata e presin atë – nuk kanë ndryshuar asgjë –“ (Kur’an: 33, 23), përgëzoi Imamët e fshatit Çajle, Hfz. Shekur Halili si dhe Suhejb Halili për determinimin dhe sakrificën e tyre në shërbim të fesë dhe kombit, si dhe gjith kontribuesit e fshatit Çajle nga vendi dhe diaspora, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të treguar në renovimin gjithpërfshirës të kësaj Xhamie fascinuese me arkitekturë moderne, duke mos i humbur aspak elementet e arkitekturës klasike Islame.

Duanë e inaugurimit të Xhamisë e bëri Muftiu i Shkupit, Dr. Qenan Ismaili.

Hytben e xhumasë e mbajti referenti i Muftinisë së Tetovës, H. Idriz ef. Idrizi, ndërsa namazit të Xhumasë i priu Muftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili.

Për fund, nga ana e Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Muftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, imamëve të nderuar si dhe këshillit inicues të inaugurimit të Xhamisë iu nda nga një mirënjohje në shenjë falenderimi për punën e tyre të palodhshme.

Allahu ju bekoftë!

Banner

Related posts

BDI: Gjykata Kushtetuese – instrument politik kundër barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit

Gjyla Halili

Superekspertizat për “Llaskarcën” do të prezantohen në Gjykatën Penale

admin

Shqipëria heq vizat me pesë shtete në përpjekje për të joshur sa më shumë turistë të huaj

Gjyla Halili