AKTUALE

Tragjedia në Koçan,ja kur pritet të fillojë marrja e dëshmive nga të dëmtuarit

Banner

Prokuroria njofton se gjatë muajit maj do të fillojë procesi i marrjes së dëshmive nga të dëmtuarit në tragjedinë e Koçanit, në të cilën si pasojë e zjarrit në klubin e natës “Pulse” humbën jetën 62 persona. Prokuroria po i mbledh të dhënat e kontakteve dhe adresave, ndërsa varësisht prej gjendjes shëndetësore tyre, por edhe kushteve dhe rrethanave të tjera do të ftohen për të dhënë dëshmi. Organi i akuzës njofton se po ndërmerr veprime intensive me qëllim të sigurimit të provave për procedurën penale, por edhe realizimin e të drejtave të të dëmtuarve. Nga dy hetimet e Prokurorisë së Koçanit dhe Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, deri më tani janë të përfshirë 68 persona fizik dhe 3 juridik. Mes tyre ka ish zyrtarë të lartë, por edhe aktual nga disa institucione. Ndërsa përgjegjësi kërkohet edhe nga eprorë policorë. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Fehmi Fetahu mirëpret ambasadorin shqiptar Petrit Malaj në Gjilan: Diskutim për bashkëpunim në turizëm dhe gastronomi

Gjyla Halili

“Dedo Mrazat” e rrejshëm sot në Qeverinë e RMV-së!

Gjyla Halili

Bojmacaliev: Janë siguruar financa për pagën bonus të cilën do ta paguajmë pas zgjedhjeve

Gjyla Halili