AKTUALE

Ku është karburanti më i lirë, e ku më i shtrenjtë? Në këtë vend 1 litër benzinë kushton vetëm 1,7 denarë!

Banner

Gjatë muajit prill të vitit 2025, çmimet e karburanteve varojnë vazhdimisht në të gjithë botën, në bazë të ngjarjeve ekonomike, politike dhe pozitave të ndryshme gjeografike të vendeve, përcjell TV21. Në krye të listës për kaburantet më të shtrenjta është Hong Kongu, ku banorët paguajnë 3,46 euro për litrë (rreth 215 denarë), vijon Islanda ku një litër karburant shitet për 2,35 euro, më pas Danimarka me 2,21 euro, Holanda me 2,20 euro, Lihteshtajni me 2,14 euro. Çmimet janë për benzinë Eurosuper BS 95.

Nga ana tjetër, karburanti më i lirë është zakonisht në vendet e pasura me naftë, ku qeveritë shpesh subvencionojnë çmimet për të mbështetur popullsinë e tyre.
Në Libi, karburanti më i lirë është EUROSUPER 95, dhe kushton vetëm 0.027 euro (1.7 denarë) për litër. Shumë afër tyre është Irani ku kushton 0.029 euro, ndërsa në Venezuelë një litër benzinë kushton 0.035 euro.

Banner

Related posts

Numrat e Isenit dhe ëndrra e Zulit për Vrapçishtin!

Gjyla Halili

Ademi: 19 tetori është referendum për dinjitetin e shqiptarëve

Gjyla Halili

Presidentja Siljanovska Davkova për vizitë zyrtare në Mal të Zi

Gjyla Halili