AKTUALE

Camaj: Ndërtimi i projekteve të mëdha në Ulqin do të sillte ndryshim të dhunshëm të strukturës demografike

Ndërtimi i projekteve të mëdha në Ulqin do të sillte një ndryshim të dhunshëm të strukturës demografike, tha nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj.

“Nuk mund të ndryshohet në mënyrë të planifikuar struktura demografike atje ku pakica përbën shumicën,” theksoi ai duke folur në TVMZ.

Ai gjithashtu theksoi se ndërtimi i projekteve të tilla është i ndaluar nga aktet ndërkombëtare, Kushtetuta dhe legjislacioni vendor.

Duke komentuar marrëveshjet e Qeverisë së Malit të Zi me Emiratet e Bashkuara Arabe, ai tha se do të mbështesë ndërtimet në Ulqin në përputhje me përfundimet e Kuvendit Komunal të Ulqinit.
“Marrëveshja me vetëqeverisjen lokale dhe interesi për buxhetin e komunës dhe banorët është i rëndësishëm,” shtoi Camaj.

“Nuk është e pranueshme as ndërtimi i banesave në Plazhin e Madh,” tha Camaj. Sipas tij, në Ulqin nuk mund të ndërtohet jashtë vendimeve dhe interesave të vetëqeverisjes lokale.

Banner

Related posts

Taravari: VLEN do e bëjë historinë te shqiptarët e Maqedonisë!

Gjyla Halili

“Data 11 është sipari i një revolucioni”, Berisha paralajmëron protesta: Ftoj qytetarët e Tiranës para Parlamentit më 8 shkurt

admin

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili mer pjesë në takimin me udhëheqësit e haxhinjëve nga mbarë bota

Gjyla Halili