AKTUALE

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit

Banner

Zgjedhjet lokale do të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, njofton kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, në konferencën e sotme me gazetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai informoi se në Kuvend është kërkuar debat publik për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, të cilat tash e një kohë janë paralajmëruar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Gashi theksoi se në seancën e ardhshme plenare, e cila është paraparë të mbahet më 29 prill, pritet të parashtrohet interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, e paraqitur nga grupi parlamentar i “Të Majtës”.

“Arsyeja e interpelancës është se Toshkovski, në pozitën e tij si ministër i Punëve të Brendshme, në mënyrë të rëndë e ka neglizhuar dhe në mënyrë të papërshtatshme funksionin e tij publik, duke vepruar në mënyrë joprofesionale, të paskrupullt dhe të papërgjegjshme, që ka sjellë një sërë veprimesh të kundërligjshme, skandale dhe transferime të personelit në MPB”, tha deputeti i “Të Majtës”, Sashko Jançev, më 14 prill kur ka njoftuar se po e dorëzojnë interpelancën.

Banner

Related posts

Mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president, kanë nënshkruar mbi 24 mijë qytetarë

Gjyla Halili

Bijmacalievi dhe Tasevski për vizitë në Kriva Pallankë

Gjyla Halili

VLEN hapi shtabet zgjedhore në Butel dhe Shuto Orizarë

Gjyla Halili