AKTUALE

Në Londër takim pune i zëvendëskryeministrit Nikolloski me Tim Rid, drejtor ekzekutiv i Agjencisë kredituese të eksportit të Mbretërisë së Bashkuar

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, mbrëmë në Londër realizoi takim pune me Tim Rid, drejtor ekzekutiv i Agjencisë kredituese të eksportit të Mbretërisë së Bashkuar.
Në takim, njoftuan sot nga Ministria e Transportit, është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve në pjesën e realizimit të investimeve kapitale.
Nikolloski theksoi planet e Qeverisë për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës me theks të veçantë në rrjetin rrugor dhe infrastrukturor.

“Ai tha se projektet që i përfshin plani i investimeve i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përveç zhvillimit të ekonomisë vendore kanë edhe vlerë rajonale, ndërsa përfitimet e tyre janë të shumëfishta për vendet e Ballkanit Perëndimor”, citohet në kumtesë.

Në takim janë shkëmbyer informata rreth bashkëpunimit potencial ndërmjet dy vendeve dhe mbështetja që mund ta sigurojë kjo Agjenci në kuadër të politikave të saj shtetërore.
Siç qëndron në kumtesë është theksuar se Mbretëria e Bashkuar është partner strategjik i Maqedonisë në zhvillimin e vendit dhe në atë kontekst politikat do të drejtohen në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

Takimet e punës së zëvendëskryeministrit Nikolloski vazhdojnë edhe sot në Londër ku është planifikuar të realizohen takime të veçanta me Stiven Dauti, ministër i obliguar për Evropë, si dhe me Dejm Karen Pirs, përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Banner

Related posts

Gashi: Kosova nuk mund ta përballojë një qeveri të karakterizuar nga korrupsioni, në vjeshtë do të kemi situatë të re

admin

Ali Ahmeti: Ndërhyrja nga Kosova në zgjedhje, ka një kosto të lartë për ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

ZYRTARE/ Shqipëria i shkarkoi Santosin, Polonia prezanton trajnerin e ri

admin