SPORT

Boston mposhtet, por ruan kreun

Boston ka pësuar humbje nga Phoenix me rezultat 106:94, por edhe përkundër kësaj, e ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Bridges me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Suns, që i bëri të pavlefshme 27 pikët e Brown për mysafirët. Fitoi edhe Detroit, që mundi 118-112 Charlotte, ndeshje ku u dallua Ivey me 24 pikë.

Philaderlphia konsolidon vendin e tretë në Lindje pas fitores 137-125 ndaj San Antonio, ndeshje ku Joel Embiid realizoi 33 pikë e 10 kërcime, mbështetur edhe nga Harden me 25 pikë. Në udhëtim fitoi edhe Atlanta, që mundi 115-108 Utah Jazz, dy ekipe që luftojnë për play off-in. Young me 27 pikë e Hunter me 26 bënë diferencën në fushë.

Rezultatet:
Detroit – Charlotte 118-112
Indiana – Sacramento 107-104
Washington – Portland 116-124
Boston – Phoenix 94-106
Houston – Toronto 111-117
Minnesota – Orlando 120-127
San Antonio – Philadelphia 125-137
Utah Jazz – Atlanta 108-115

Related posts

Reportazhi i AFP: Fundi i një ‘tabuje’: vajzat që shkruan historinë e futbollit shqiptar!

admin

KB Prishtina nis misionin në Ligën ENBL

admin

Arrestohet kryetari i Federatës së Futbollit

admin

Leave a Comment