AKTUALE

Rabije Umeri i bashkohet BDI-së! Blerim Bexheti: Rikthimi i votuesve nga VLEN vazhdon

Aktivistja e njohur për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, znj. Rabije Umeri, i është bashkuar Bashkimit Demokratik për Integrim.
Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot, aktivistja e mirënjohur e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara nga Çairi znj. Rabije Umeri i’u bashkangjit Bashkimit Demokratik për Integrim,” shkroi Bexheti.

Ai gjithashtu theksoi se ky zhvillim është pjesë e një trendi të kthimit të disa votuesve që më herët kishin zgjedhur alternativa të tjera politike.

Znj. Umeri është e njohur për përfshirjen e saj aktive në çështjet sociale dhe angazhimin për të drejtat e grupeve të margjinalizuara.

Banner

Related posts

KSHZ: Fronti Europian në epërsi me 108.114 të votave ndaj VLEN-it me rreth 86.375 të votave

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili vëshgoi punimet në lokalet e Medresesë ” Isa Beu” në Tetovë

Gjyla Halili

Mbi një mijë qytetarë e vizituan Kuvendin që nga fillimi i vitit 2024

Gjyla Halili