I akuzuari i parë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, Lupço Palevski, piohon se ditën e vrasjes së Vanjës, ka qenë në bankë për të paguar faturat, pas së cilës ka dalë në treg dhe më pas është kthyer në selinë e partisë politike “Desna” ku ka pasur takime me anëtarë të partisë.
Palevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij, Jovica Strasheski, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup tha se nuk e ka kryer veprën penale. Ai mohoi çdo faj për pjesëmarrje në rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës dhe Pançes.
“Nuk kam motiv që ta bëj këtë vepër, nuk kam pasur asnjëherë dhe nuk e kam kryer këtë vepër për të cilën më lexuat citat nga aktakuza dhe po më pyesni”, tha Palevski.
Sipas Palevskit “me tituj të rremë dhe manipulime”, është gënjyer opinioni për më shumë se një vit, duke theksuar se ndonëse PTHP-ja ka konfiskuar një hard disk, nuk e ka ekzaminuar dhe nuk është dorëzuar si provë, ose, siç tha ai, “po e fsheh, se posedoj 200 mijë biseda të regjistruara ilegalisht”.
““Ky rast është i mbushur me të dhëna nga vendvarrimi i fëmijës së vrarë, nga burimi i viktimës në lidhje me ndërtesën ku ka jetuar fëmija, të dhëna të cilat janë krijuar në mënyrë të rreme dhe qëllimisht”, tha Palevski.
I pyetur se ku ishte më 27 nëntor 2023, ditën e vrasjes, Palevski tha se atë ditë është ngritur në orën 8:30, jashtëzakonisht herët për të, pastaj i kanë mbërritur materiale kriminale për më shumë se 500 milionë dollarë, pas së cilës ai urdhëroi anëtarët e partisë së tij që të heqin të gjitha informacionet nga interneti për blerjen e drogave iraniane.
Ka shëtitur qenin, lexoi lajmet, piu kafe dhe rreth orës 10 u nis drejt Halk Bankës.
Pakevski përmendi se Keshishev nuk ishte në parti në atë kohë dhe mendoi se ishte nisur për në Shtip, gjë që nuk ishte e pazakontë.
I pyetur se kur kanë qenë për herë të fundit në ndërtesën që ka ndërtuar dhe nga ku sipas PTHP-së është rrëmbyer Vanja Gjorçevska, Palevski tha se nuk ka qenë atje për më shumë se 25 vjet.
“Që nga viti 1999, kur e kam shitur banesën në atë ndërtesë, para më shumë se 25 vitesh, ku ndodhej kompania ime që ndërtoi dhe shiti ndërtesën, nuk kam qenë në objektin ku është rrëmbyer fëmija, por kam qenë afër ndërtesës sepse dy metra nga ndërtesa deri në hyrje kam një nënstacion që furnizon me energji vetëm 11 banesa në atë ndërtesë dhe disa lokale, gjithashtu, nga ai objekt.
Palevski paraprakisht duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij, tha se ai asnjëherë nuk e ka vozitur Citroenin e Zhezovskit, veçanërisht që në hetim asnjëherë nuk janë marrë gjurmë nga shtëpia e Zhezovskit dhe nga zona Dupkit ku është gjetur, me qëllim që, siç tha ai, të konstatohet se ku ka qenë Citroeni i djegur dhe për këtë arsye prokuroria nuk ka prova përveç se gjurmët e të akuzuarve nga para shtëpisë së Pançes nga i cili vend të akuzuarit e tjerë e kanë marrë automjetin. Hetimi në SPB Veles është shkatërruar”, tha Palevski.
I pyetur nëse ka qenë në shtëpinë e Pançes, Palevski tha se nuk ka qenë në shtëpi e as në rrethinën e saj.
Sipas Palevskit, në shtëpinë e Pançe Zhezovskit nuk është bërë asnjë përpunim kriminalistiko-teknik dhe as nuk është ngritur ndonjë gjurmë tjetër përveç shkresave të lëndës. Palevski tha gjithashtu se nuk e di se ku ndodhet vendi i incidentit Rudnik.
Lidhur me atë se të akuzuarit në seancën paraprake përmendën se ai ka blerë një vegël, Palevski tha “Nuk më kujtohet se kam blerë vegla, siç më kanë theksuar Vlatko Keshishov dhe Velibor Manev”.
I pyetur nëse është e vërtetë se ai e ka detyruar Keshishovin të ndryshojë deklaratën e tij, Palevski tha “jo, deklaratat e tij janë edhe ashtu të ndryshme, prandaj edhe nuk janë lexuar nga PTHP-ja”.
Palevski tha se PTHP ka konstatuar se ai ka qëlluar Pançe Zhezovskin pa asnjë provë, falë deklaratës së Velibor Manev, e cila, siç theksoi, “në tri intervistime është krejtësisht e ndryshme nga njëra-tjetra”.
Palevski tha gjithashtu se nuk është e vërtetë se ai ka blerë Motorolat. ” Është e vërtetë se kam qenë i interesuar, por kur Velibor Manev i ka blerë në seli, nuk kam menduar për Motorola, sepse po të kisha nevojë do t’i kërkoja nga ai”, tha Palevski.
I pyetur nëse ka blerë WD40 dhe për çfarë qëllimi, Palevski tha se nuk e ka bërë dhe se beson se gjykata e ka përcaktuar se kush e ka blerë atë, gjegjësisht i është treguar një llogari fiskale e gjetur tek Velibor Manev.
Palevski, më herët gjatë ditës së sotme në deshminë e tij para Gjykatës, sërish kundërshtoi akuzat ndaj tij, duke pretenduar se provat e prokurorisë janë të paplota dhe manipuluese.
Palevski është dëshmitari i fundit i cili duhet të dëshmojë, pasi më parë, përveç dëshmitarëve të Prokurorisë, ishte marrë në pyetje babai Aleksandar Gjorçevski, si dhe të akuzuarit e tjerë. I akuzuari Velibor Manev i sqaroi grabitjet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes, duke theksuar se organizator ishte Lupço Palesvski. Boro Videvski e mohoi pjesëmarrjen e tij në ngjarje, përderisa, Vllatko Keshishev theksoi se ai nuk ka dëshmuar në të njëjtat, sepse shumë shpesh i ishte dhënë detyrë që të bëjë rojë.
Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup. E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023./koha.mk