AKTUALE

Miratohen Ligji për lirim nga tatimi dhe ndryshimet për tokën ndërtimore

Deputetët sot në vazhdimin e seancës së 41-të e kanë votuar Ligjin për lirimin tatimor me qëllim të realizimin e vendimit për përfundimin e aneksit të marrëveshjes koncesionare për ndryshimin e destinimit të një pjese të fondeve.

Në kuadër të seancë së 43-të Kuvendi miratoi ligjin për ndryshimin e Ligjit për tokë ndërtimore, me të cilin precizohet procedura për mbajtjen e Regjistrit të tokës ndërtimore të tjetërsuar dhe të dhënë me qira afatgjatë dhe afatshkurtër, të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes sistemit informativ ëëë.gradezno-zemjiste.mk.

Është tërhequr propozimi për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve pensionale me financim të plotë.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi i ka ndërprerë dy seancat edhe për vazhdimin e tyre paralajmëroi se do të ketë njoftim shtesë.

Në rend dite të seancës së 41-të kanë mbetur ratifikimet e Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Konventës për veprat penale dhe disa akte tjera, të Protokolloit për plotësimin e Konventës për shkatërrimin e vjedhjes joligjore të aeroplanëve, të Konventës për parandalimin e akteve të paligjshme të ndërlidhura me Aviacionin civil ndërkombëtar, Protokolli opsional i Konventës për të drejtat e fëmijës mbi një procedurë ankesash dhe amendamenti të Konventës për vlerësimin e ndikimit mjedisor në një kontekst ndërkufitar të miratuar në Sofje më 27 shkurt të vitit 2001 dhe Amendamenti i dytë i Konventës për vlerësimin e ndikimit mjedisor në një Kontekst ndërkufitar të miratuar në Cavtat më 4 qershor të vitit 2004 dhe Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin vullnetar të pensioneve plotësisht të financuara, në lexim të parë.

Në seancën e 43-të në rend dite janë ndryshimet në ligjet për përdorimin e gjuhës së shenjave, për sigurimin social për të moshuarit, për organizatat invalidore, për të drejtat e invalidëve ushtarakë, anëtarëve të familjeve të tyre dhe anëtarëve të familjeve të ushtarëve të rënë, për shënimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave dhe varreve të ushtarëve të varrosur në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe jashtë vendit, si dhe pjesëtarëve të ushtrive të huaja nga luftërat e mëparshme në territorin e Republikës së Maqedonisë, për sigurinë materiale të pjesëmarrësve në Luftën nacionalçlirimtare, për të drejtat e personave të persekutuar dhe të burgosur për idetë e identitetit të popullit maqedonas dhe shtetësisë së tij dhe anëtarëve të familjeve të tyre, për të drejtat e bartësve të Memorialit Partizan 1941, të personave të dekoruar me Urdhrin e heroit të popullit dhe të luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Revolucionare spanjolle nga viti 1936 deri në vitin 1939, të gjitha në lexim të parë

Related posts

Si filloi lufta para 23 viteve në Tetovë

Gjyla Halili

Mbrojtja e florës dhe faunës në Malin Sharr – detyrë që i tejkalon kufijtë e ekologjisë 

Gjyla Halili

Dalja deri në orën 13 në Strugë është 16 për qind, në Vevçan 33 për qind

Gjyla Halili