AKTUALE

Takim i ministrit Mucunski me komisarin e lartë për pakicat kombëtare të OSBE-së, Kristof Kamp

Banner

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se sot ka zhvilluar takim me komisarin e lartë të pakicave kombëtare të OSBE-së, Kristof Kamp, i pari pas marrjes së detyrës.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimi i Zyrës së komisarit të lartë.

“Së bashku arritëm në përfundimin se vendi ynë i përmbush në mënyrë të vazhdueshme detyrimet e përfshira në dokumentet fondamentale të OSBE-së. Njëkohësisht, iu referuam bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm me Zyrën e cila ofron këshilla dhe ekspertizë për disa projekte të rëndësishme dhe shprehëm gatishmërinë për përmirësimin e mëtutjeshëm të tij me qëllim arritjen e përkushtimit të përbashkët – ndërtimin e bashkëjetesës, promovimin e integrimit dhe tolerancës ndëretnike, si dhe nxitjen e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe kohezive”, publikoi Mucunski në Fejsbuk.

Banner

Related posts

Mbyllet pjesa e parë: Ballkani i pandalshëm ndaj Larne

admin

Analistët: “Fronti për Europë” si mburojë ndaj rrymave anti-evropiane

admin

Besimi në vizitë pune në SHBA – takime në OKB, FMN dhe BB

admin