AKTUALE

Faton Ahmeti: Eksperiment e thoni? Kush ju dha të drejtën të eksperimentoni me fatin e shqiptarëve?!

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ndaj sekretarit organizativ të Lëvizjes Besa, deputetit Adnan Azizi i cili në emisioni INTERVISTA në Alsat tha se koalicioni me LSDM-në ishte një eksperiment. Ahmeti në reagimin e tij pyet Azizin se “Kush ju dha të drejtën të eksperimentoni me fatin e shqiptarëve?!”

2017 – Kur historia kërkonte përgjegjësi dhe dinjitet, ju u zhdukët nga salla e parlamentit në momentin kur duhej votuar kryetari i parë shqiptar i Kuvendit. Ndërkohë, paraprakisht kishit intonuar himnin kombëtar, jo për nderim, por për të ndezur mllefin etnik kundër shqiptarëve.
2020 – U futët në koalicionin parazgjedhor MOЖEMЕ, bashkë me LSDM-në, jo si përfaqësues të shqiptarëve, por si figurantë me peshë simbolike, pa ndikim real në vendimmarrje. Një eksperiment që nuk solli asgjë për shqiptarët, veçse pozita dekorative për ju.
2021 – E ndërruat aganë, por ruajtët të njëjtën mendësi të shërbimit. Me VMRO apo LSDM, për ju s’ka rëndësi kush komandon dhe me votat e kujt – mjafton të jeni aty, afër pushtetit, qoftë edhe pa legjitimitet, pa zë, pa dinjitet.
2024 – Nuk e votuat kryeministrin e parë shqiptar, sepse kishit plane të tjera, duke përgatitur një “eksperiment” tjetër, edhe më të rëndë: u futët në qeveri pa vota, pa legjitimitet, pa asnjë zë që përfaqëson shqiptarët, thjesht si vazalë politikë dhe dekor në skenarin e të tjerëve, këtë herë të “Македонија повторно твоја”!
2025 – Shpërbërje totale, zëra kontradiktorë, kaos i brendshëm, por ende keni guximin të flisni për “legjitimitet”? Tani, për t’i vënë kapakun, e quani gjithë këtë farsë politike… “eksperiment”? Po, eksperimente; mbi kurrizin e shqiptarëve!
Në vend të përfaqësimit të denjë, zgjodhët eksperimentet politike – në kurriz të shqiptarëve:
1. Heqja e balanserit – si provë për zhbërjen e baraspeshës etnike në institucionet shtetërore.
2. Devalvimi i gjuhës shqipe – si “analizë” për dobësimin e identitetit kombëtar në hapësirën publike.
3. Dorëzimi i përfaqësimit politik – si pilot-projekt i nënshtrimit dhe humbjes së zërit politik shqiptar.
Dhe gjithë këtë nënshtrim, dështim dhe mashtrim politik, sot keni guximin ta quani “eksperiment”? Jo, kjo nuk është ironi. Është fyerje e hapur për çdo shqiptar.
Po testoni durimin e shqiptarëve, apo po i shtrini kufijtë e manipulimit deri në arrogancë?
Sa larg mendoni se mund të shkoni, duke i trajtuar shqiptarët si spektatorë të heshtur të eksperimenteve tuaja apo të huaja politike?
Mjaft me eksperimente!
Shqiptarët nuk janë kavie politike për rrugëtime imagjinare dhe projekte të dështuara. Koha është për llogaridhënie, jo për alibi e as për eksperimente të reja!

Banner

Related posts

Dedivanaj në manifestimin e 30 vjetorit të Shoqatës ” Malësia e Madhe NY” dhe Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911: Të bashkuar dhe unik, suksesi i garantuar

Gjyla Halili

Bislimi takohet me deputetët zviceranë Cedric Wermuth e Roger Golay dhe Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer

Gjyla Halili

Lladrovci: Kjo ditë, është jeta, historia, mundi e sakrifica e të gjithë qytetarëve përgjatë një shekulli

Gjyla Halili