AKTUALE

Nikollovski për vizitë pune dy ditore në Mbretërinë e Bashkuar

Zëvendëskryemnistri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, prej sot pasdite gjendet për vizitë dyditore në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të realizojë takime pune me Gereth Thomas, ministrin e Biznesit, Eksportit dhe Shërbimeve, me ministrin për Evropë, Stefan Doti, si dhe me Karen Pirs, e dërguar e posaçme e kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu janë paraparë takime edhe me përfaqësues të komunitetit të biznesit në Londër.

Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit, tema e takimeve punuese është përforcimi i bashkëpunimit strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në takimet pritet të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me fokus të posaçëm në investimet në sektorin infrastrukturor.

Krahas temave ekonomike, do të konfirmohen edhe marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve.

Mbretëria e Bashkuar është partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s dhe shtet në vendin e dytë, me të cilin realizojmë këmbimin më të madh tregtar.

Banner

Related posts

Anketat flasin qartë dhe pa mëdyshje/ Ahmeti: LEN-i do të mbetet në histori si formacioni heterogjen politik

Gjyla Halili

SHA EMV: Në 24 orët e fundit janë prodhuar 14.530 MWh energji elektrike

admin

Dorëhiqet Kryetari i Degës së VLEN-it në Zvicër, Rahman Ramadani

Gjyla Halili