AKTUALE

Çdo qytetar i RMV brenda një viti mesatarisht krijon 438 kilogram mbeturina

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 janë krijuar rreth 790 mijë ton mbeturina komunale, ndërsa sasia e grumbulluar ka arritur 637 mijë ton, ashtu që 85.8 përqind e mbeturinave të grumbulluara janë përzierje komunale, transmeton Portalb.mk.

“Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të krijuara në vitin 2024 është 790 866 ton. Sasia vjetore e mbeturinave komunale të krijuara për kokë banori në vitin 2024 është 438 kg, që është për 12.9% më pak krahasuar me vitin paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Gjatë vitit të fundit ishin grumbulluar gjithsej 637 471 ton mbeturina komunale, apo 2.5 përqind më shumë sesa gjatë vitit 2023.

“Nga sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara, 535 606 ose 84% janë grumbulluar nga ekonomitë familjare, ndërsa pjesa e mbetur, prej 16% prej personave fizik dhe juridik (mbeturina komerciale)”, njoftoi Enti.

Më së shumti mbeturina janë grumbulluar në Rajonin e Shkupit (28.4 %).(Portlalb.mk)

Banner

Related posts

Kurti thotë se dialogu është dëmtuar, kritikohet BE-ja për qasje jobalancuese

admin

Zhvillimi rajonal në fokus të Qeverisë, Grubi: Komunat të aplikojnë me projekte në Byronë për Zhvillim Rajonal

admin

Bislimovski: Faji për faturat e larta të energjisë elektrike është te EVN

Gjyla Halili