AKTUALE

Lladrovci për Ditën e Tokës: Ta ruajmë tokën nga ndotja!

Banner

Me rastin e Ditës së Tokës, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje që të ruhet toka, uji e ajri nga ndotja.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social:

Ta ruajmë tokën nga ndotja!

Dita e Tokës, më 22 Prill, është ditë e cila shënohet në krejt botën, kërkohet veprim nga secili qytetar për mbrojtjen e tokës, ujit e ajrit nga ndotja.

Ftesë për të vepruar çdo ditë për ta ruajtur tokën, ujin e ajrin:

🗑️ Mbeturinat të hidhen në vendin e përcaktuar!
🌍 Ruaje natyrën nga çdo ndotje!
🔥🚫 Mos i digj mbeturinat!
♻️🛍️ Redukto përdorimin e plastikës!
🌳Mbroje gjelbërimin, ruaji pyjet!
🌱🌴🌵🎋☘️Mbjell pemë!
🚰💧Ruaje dhe kujdesu për ujin!
👧👦🌍 Frymëzo dhe eduko fëmijët ta duan tokën!
🏞️🌿 Ta duam dhe ta mbrojmë natyrën!
⚠️Ndotja e tokës, ujit e ajrit – është e dënueshme!

Toka është dhuratë që e kemi marrë hua nga brezat që do të vijnë!
Të kujdesemi për tokën, jo vetëm për ne tash, por edhe për të ardhmen që duam të ndërtojmë!
Ta ruajmë tokën, ujin e ajrin nga ndotja çdo ditë!

🌿 Gëzuar Ditën e Tokës!

https://www.facebook.com/share/p/1HNfCecFLa/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Mësimi do të nisë pa libra më 1 shtator, mjetet për blerjen e librave premtohen për të premten

admin

Arsovska: Kallëzim penal për deponinë e egër në Vizbeg

Gjyla Halili

AMBASADORI I RI I ITALISË VIZITOI REISUL ULEMANË

Gjyla Halili