AKTUALE

Vdekja e Papa Françeskut, Azgan Haklaj: Një sugjerim sa kombëtar po aq njerëzor…!

Papa Françesku dha frymën e fundit një ditë pasi bekoi të gjithë të krishterët për festën e Shenjtë të Pashkëve.
Bota katolike është në zi…dhe jo vetëm.
Në zi është i gjithë njerëzimi të cilit Papa i uronte paqe, drejtësi dhe civilizim.
Nëse ka një komb i cili pas Shën Pjetrit duhet të ulë flamurin në gjysëm shtizë ai është Kombi Shqiptar.
Pa shumë histori gjenealogjie religjioze dua t’ju kujtoj të gjithëve se ai që ligjeroi Krishterimin ishte Perandori me origjine Dardane Konstandini i Madh.
Gjergj Kastrioti ishte perdja e hekurt që ndaloi Perandorisë Osmane për të intervenuar në perëndim ndërsa Shenjtorja jonë Nënë Tereza ishte përçuesja hyjnore e vlerava humane të Krishterimit.
Në këto kushte i kërkoj shqiptarisht e politikisht Z Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë, dhe Presidentes të Republikës së Kosovës Znj Vjosa Osmani të shpallin një ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Shenjtërise së Tij Papa Françesku.

Banner

Related posts

FATI I BDI NUK ËSHTË AS SI I PPD E AS SI I PDSH, SEPSE ALI AHMETI NUK ËSHTË AS SI NEVZAT HALILI E AS SI ARBËR XHAFERI

Gjyla Halili

“Ka tendenca të përçarjes”, SBASHK i reagon Nagavcit pasi tha se nuk e di interesat e kujt i përfaqëson Rrahman Jasharaj “Ka tendenca të përçarjes”, SBASHK i reagon Nagavcit pasi tha se nuk e di interesat e kujt i përfaqëson Rrahman Jasharaj

admin

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni me njoftim të rëndësishëm për ata që duan të marrin vizë

Gjyla Halili