AKTUALE

Trazirat në VLEN, Mickoski pritet të takoj partnerët shqiptarë në Qeveri

Mickoski pritet gjatë javës të realizojë takime me partnerët shqiptarë në Qeveri për të shqyrtuar pozicionet politike pas trazirave në VLEN.
Kryeministri Hristijan Mickoski pritet që gjatë javës të realizojë takime me partnerët shqiptarë në Qeveri për të shqyrtuar pozicionet politike pas trazirave në VLEN, të cilat kulmuan me largimin e Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni. Eksponentët kryesor të VLEN-it kërkojnë largimin e Taravarit nga Qeveria pasi për ata, është e papranueshme të kenë dikë në bashkëqeverisje, që në të njëjtën kohë thur plane bashkëpunimi me BDI-në opozitare. Ziadin Sela, mbrëmë deklaroi se periudhën e kaluar Taravari është takuar 2-3 herë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

Pa iu referuar deklaratës së Selës që shkaktoi reagime në opinionin publik, Taravari në një status në Facebook, shkruan shkurt se busulla e vetme e orientimit të tij është populli, i cili është ndërgjegjja, zëri dhe forca e tij. /Alsat.mk

Banner

Related posts

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI URON PRESIDENTIN TRUMP

Gjyla Halili

SASHK reagon ndaj vendimit të MASH për ditët e punës së 24 prillit dhe 8 majit

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili