AKTUALE

Trump: Është “mirë të shohësh” se bota i merr seriozisht tarifat e SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se “është mirë të shohësh se bota e di se ne jemi seriozë” për adresimin e disbalanceve tregtare me vendet e tjera, duke pretenduar se liderët botërorë dhe drejtuesit e biznesit kanë kërkuar lehtësim nga tarifat që kur ato u njoftuan në fillim të këtij muaji, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën e tij të rrjetit social “Truth Social”, Trump tha se deklarata e tij e 2 prillit për “Ditën e Çlirimit”, ku prezantoi tarifa reciproke për vendet që ai akuzon për praktika të padrejta tregtare, ka nxitur kontakte nga qeveritë e huaja dhe udhëheqësit e korporatave.

“Ata duhet të korrigjojnë gabimet e dekadave të abuzimit, por nuk do të jetë e lehtë për ta”, tha Trump duke shtuar: “Ne duhet të rindërtojmë pasurinë e vendit tonë të madh dhe të krijojmë reciprocitet të vërtetë”.

Gjatë javëve të fundit, Trump ka njoftuar një sërë politikash tarifore, duke dhënë deklarata të ndryshme që kanë ngritur shqetësime për paqëndrueshmërinë ekonomike globale.

Banner

Related posts

NË GAZETARINË E QANI MEHMEDIT GJEJMË DILEMAT INTELEKTUALE TË NJË SHOQËRIE

admin

Arifi për debatin në parti: Shokët tanë është mirë që bashkërisht me ne, ta përkujtojnë rëndësinë e BDI-së edhe në Ballkan

admin

Mickoski nga Kavadari: Këto zgjedhje janë shansi i fundit për shpëtim

Gjyla Halili