AKTUALE

Ka ndërruar jetë Prof. Dr. Asllan Bilalli / Ahmeti shpreh ngushëllime

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar, Prof. Dr. Asllan Bilalli.

Profesor Bilalli ishte një figurë e rëndësishme e botës akademike shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoninë e Veriut, ku dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e arsimit, themelimin e universiteteve dhe në formësimin e mendimit juridik shqiptar.

Me më shumë se katër dekada përvojë si pedagog dhe studiues, ai u bë simbol i përkushtimit ndaj dijes, ligjit dhe të vërtetës. Gjatë gjithë jetës së tij, ai punoi me ndershmëri dhe integritet, duke edukuar breza të tërë juristësh dhe intelektualësh që sot janë pjesë aktive e shoqërisë sonë.

Ndarja e tij lë boshllëk të madh në jetën akademike dhe shoqërore, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë ndër ne.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, kolegëve dhe të gjithë atyre që ndanë me të rrugëtimin e dijes.

U prehsh në paqe, Profesor. Mirënjohje e përjetshme për kontributin tuaj.

Related posts

Edukimi mediatik, mbrojtja më e mirë nga dezinformatat

admin

FOTO/ Drejtori nga Kumanova me veturë zyrtare në sherbim të Taravarit

Gjyla Halili

Koalicioni joparimor në ndihmë të Bilall Kasamit, që të mos mbetet me një deputet kundrejt Taravarit me pesë?!

Gjyla Halili