AKTUALE

Tragjedia në Koçan, BDI: Agjencia Rubikon, sinonim i fshehjes institucionale

Banner

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media thekson se në protestën e organizuar nga familjarët e të rinjve që humbën tragjikisht jetën në Koçan, para dy ditësh, u paraqitën informacione tronditëse të cilat deri më tani nuk janë mohuar dhe as shpjeguar nga institucionet kompetente.

Sipas BDI-së prindërit e viktimave publikisht shtrojnë pyetje për rolin e agjencisë së sigurimit “Rubikon” dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Këto pyetje e vendosin Ministrinë e Brendshme në qendër të përgjegjësisë. Prandaj, Bashkimi Demokratik për Integrim u drejton pyetje të drejtpërdrejta institucioneve kompetente, për të cilat opinioni publik ende pret përgjigje:

A ka pasur “Rubikon” licencë të vlefshme për të vepruar si agjenci sigurimi?

Sa prej të punësuarve të saj janë të licencuar dhe çfarë trajnimi kanë marrë?

Cilat objekte apo ngjarje të tjera i ka siguruar kjo agjenci?

A ka qenë ndonjëherë objekt i kontrollit inspektues? Kush e ka realizuar kontrollin dhe me çfarë rezultatesh?

Pse policia nuk ka reaguar, edhe pse në objektin – nën sigurimin e “Rubikon” – ka pasur të mitur pas mesnate, shitje dhe konsum të lirë të alkoolit, përdorim të mjeteve piroteknike dhe prishje të rendit publik?

Këto nuk janë pyetje me karakter politik ditor, por kërkesa për llogaridhënie elementare institucionale”, thuhet në njoftimin e BDI-ë.

Nga partia e Ahmetit njëherit kërkojnë hetim urgjent, të detajuar dhe transparent për rolin e agjencisë “Rubikon” në tragjedi, për lidhjet e saj me institucionet shtetërore dhe për dështimin e MPB-së për të vepruar në mënyrë adekuate.

Banner

Related posts

Lazim Destani takon Ambasadorët shqiptarë të akredituar në Emiratet e Bashkuara Arabe

Gjyla Halili

Xhaferi për vizitë në Komunën e Çashkës

Gjyla Halili

LEN: I harxhuan 30 milionë euro, rruga Shkup – Bllacë nuk është askund

Gjyla Halili