AKTUALE

Fatmir Dehari vlerëson lartë komandantin Gani Imeri: “Burr i çeliktë që ia kushtoi jetën lirisë së atdheut”

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, me rastin e njëvjetorit të kalimit në amshim të komandantit të UÇK-së, Gani Imeri, ka theksuar se ai ishte burrë i çeliktë që ia kushtoi jetën lirisë së atdheut.

“Ai ishte simbol i qëndresës, i përkushtimit, i humanizmit dhe i dashurisë së pastër për vendin”, ka theksuar Dehari.

Postimi i plotë i tij:

Sot, në përvjetorin e parë të Komandant Gani Imerit – HERONJVE nuk u mbaron kurrë jeta!
U përkulëm me respekt para varrit të shokut tonë, Komandant Gani Imeri – burrit të çeliktë që ia kushtoi jetën lirisë së atdheut.
Ai ishte simbol i qëndresës, i përkushtimit, i humanizmit dhe i dashurisë së pastër për vendin.
Kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat tona, në çdo cep të tokës që ai ndihmoi ta çlirojmë, dhe në frymën që na udhëheq drejt një të ardhmeje më të drejtë dhe më të ndritur.
Në nder të jetës dhe veprës së tij, sot në komunën e Vushtrrisë u mbajt edhe një akademi përkujtimore, ku bashkë ndamë kujtime, nderim dhe mirënjohje për sakrificën e tij të pavdekshme.
Lavdi Komandantit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Banner

Related posts

Kur politika harron qëllimin e vërtetë dhe shndërrohet në një skenë të pafund, populli mbetet vetëm spektator

Gjyla Halili

Sulme me dronë në Mariupol e Sevastopol, dëmtohen muzetë në Krime

Admin2

Mbledhja e opozitës së bashkuar shqiptare/Mexhiti: Jemi bërë bashkë për fitoren e madhe me 8 maj

Gjyla Halili