AKTUALE

Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi falënderon Ali Ahmetin

Me rastin e përkujtimit të komandantit të UÇK-së, Gani Imeri, kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi ka falënderuar liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin, për praninë e tij në këtë shënim përkujtimor.Postimi i z. Idrizi:Sot pata nderin të jem nikoqir i akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Komandantit Gani Imeri, që u mbajt në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri. Para akademisë, së bashku me bashkëpunëtorë dhe qytetarë, bëmë homazhe pranë varrit të tij në Dumnicë të Epërme.Kjo ditë përkujtimi ishte një nderim i merituar për një prej figurave më të shquara të luftës sonë për liri. Jam thellësisht mirënjohës për të gjithë pjesëmarrësit, kolegët nga Partia Demokratike e Kosovës, veçanërisht liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin, si dhe të gjithë personalitetet e shquara që e nderuan këtë ngjarje me praninë e tyre.Lavdi përjetë Komandantit Gani Imeri dhe gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!

Banner

Related posts

Paditi KQZ-në dhe kërkoi shfuqizimin e regjistrimit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në zgjedhjet e 14 majit, Gjykata rrëzon Alibeajn

admin

Studentët e Dizajnit grafik të Universitetit të Tetovës qëndrojnë për vizitë studimore në Republikën e Turqisë

Gjyla Halili

BE-së i kërkohet heqja e masave ndaj Kosovës pas tërheqjes së re të Policisë në veri

admin