AKTUALE

PRESIDENTJA E KOSOVËS VJOSA OSMANI, VIZITOI NËNËN STANA GASHI

Banner

Vazhdon nderimi i Nënë Stanë Gashit!

Në ditën e festës së Pashkëve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani, vizitoi Nënën Stana Gashi, Nënën e UÇK-së, në shtëpinë e saj në Peshter, lagje e fshatit Brus, e cila është Shtëpi Bazë e UÇK-së!

Presidentja Osmani, me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 18 Shkurt, Nënë Stana Gashin, për merita e kontribute në luftën për liri, e dekoroi me MEDALJE PRESIDENCIALE “ SHËN TEREZA”, ndërsa sot në festën e Pashkëve, i shkoi në votër, aty ku Nëna Stanë, heroinë e gjallë e UÇK-së, bashkë me bashkëshortin e saj Bacën Nua, me djemt Fatmirin, Filipin, Viktorin dhe me vajzen Filen, por edhe me tërë familjen, u kyq me gjithëçka që kishin, shtëpinë dhe pasurinë, e vunë në shërbim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Presidentja Osmani, në kuadër të nderimit e respektit për tërë kontributin e dhënë në luftën për liri e çlirim të Kosovës, të Nënë Stanës, Nënës së UÇK-së, e ftoi për vizitë në Selinë e Saj, në Presidencë të Kosovës në Prishtinë!

Nderimi për Nënën Stanë Gashi, duhet të vazhdojë e të mos ndalet kurrë, sepse Ajo ishte, është e do të mbetet, Nënë Tereza e UÇK-së!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 20 Prill 2025!

Banner

Related posts

Bukëpjekësit bëhen ”pishman” – rikthehet buka 33 denarë

admin

Ali Ahmeti nga Struga: Fitorja jonë është fitore e dinjitetit dhe e përfaqësimit të drejtë

Gjyla Halili

Bajrami dhe Lika do të drejtojnë shtabin politik në KV. Teqe në Tetovë

Gjyla Halili