AKTUALE

Ali Ahmeti: “Heroizmi i Gani Imerit do të mbetet përherë i skalitur në kujtesën kombëtare dhe në rrugëtimin tonë drejt forcimit të lirisë dhe dinjitetit kombëtar”

Banner

Kryetari i Bdi-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ish ministri i drejtsisë, Krenar Lloga, dhe bashkëveprimtarë të tjerë sot kan marë pjesë në Akademinë Përkujtimore të Komandantit të UÇK-së, Gani Imeri e cila është organizuar në qendrën për kulturë “Hasan Prishtina” në Vushtri.”Sot, me homazhe pranë vendprehjes dhe përmes një Akademie përkujtimore të mbajtur në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, u nderua me krenari dhe mirënjohje të thellë jeta dhe vepra heroike e një prej bijve më të lavdishëm të kombit, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Imeri”- ka shkruar Ahmeti.Ali Ahmeti më tej ka theksuar se emri dhe heroizmi i Gani Imerit do të mbeten përherë të kalitura në kujtesën kombëtare rrugëtimin drejt forcimit të lirisë dhe dinjitetit kombëtarë.Ja postimi i plotë:Sot, me homazhe pranë vendprehjes dhe përmes një Akademie përkujtimore të mbajtur në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, u nderua me krenari dhe mirënjohje të thellë jeta dhe vepra heroike e një prej bijve më të lavdishëm të kombit, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Imeri.Të pranishëm në këtë akademi përkujtimore ishin përfaqësues institucionalë, bashkëluftëtarë të lirisë, familjarë, të rinj e të moshuar, të gjithë me zemrën plot nderim për një burrë që ia kushtoi jetën lirisë së popullit të vet.
Komandant Gani Imeri ishte mishërim i trimërisë, i pathyeshmërisë dhe i dashurisë së pakusht për Atdheun.Emri dhe heroizmi i tij do të mbesin përherë të skalitura në kujtesën kombëtare dhe në rrugëtimin tonë drejt forcimit të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.Lavdi e përjetshme Komandant Gani Imerit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Banner

Related posts

Ahmeti takoi ambasadorin shqiptar Meidani: Shqiptarët po përbuzen, nevojitet platformë për legjitimitet

Gjyla Halili

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë dhe dy shqiptarë

Gjyla Halili

Shpresa Luftija kandidate për deputet nga Fronti Europian në zonën 6

Gjyla Halili