AKTUALE

Për festën e  Pashkëve, presidentja Vjosa Osmani viziton Nënën Stanë dhe familjen e saj

Për festën e Pashkëve, në frymën e dashurisë, respektit dhe shpresës, familja jonë vizituam Nënën Stanë Gashi dhe familjen e saj në Peshter të Brusit.

Para pak muajsh kisha nderin që Nënën Stanë ta dekoroj me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, sepse kjo nënë, dëshmoi në kohët më të rënda, se është simbol i qëndresës, humanizmit dhe dashurisë për atdheun. Gjatë luftës, ajo dhe familja e saj hapën zemrën e shtëpinë për qindra luftëtarë të lirisë, derisa edhe tre djem dhe vajza e Nënës Stanë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përulje e thellë dhe nderim për këtë familje madhështore, e cila mishëron krenarinë e malësisë dhe zemrën e pashoqe të Nënës Stanë, nënës së luftës për njerëzoren, lirinë dhe paqen.

Pashkë të bardha e të bekuara për të gjithë!

Banner

Related posts

Zgjedhjet në Mal të Zi, deklarohet Abazoviq

admin

Mickoski: Nga viti i kaluar numri i personave të papunë është ulur për mbi 10 mijë

Gjyla Halili

BDI – Dega Kërçovë: Përgjegjësia për lokacionin e transfer stacionit është komunale, jo e Ministrisë

Gjyla Halili