AKTUALE

HATME NË FSHATIN KAMJAN

Sot e diel, më datë 20.04.2025, në Xhaminë e Vjetër të fshatit Kamjan, u organizua një manifestim solemn me rastin e përfundimit të leximit të plotë të Kur’anit Fisnik – hatme, nga nxënësit e mektebit të kësaj xhamie, nën udhëheqjen e mualimit, njëherit edhe imami i xhamisë Xhemil ef. Shabani.

Në këtë manifestim, krahas prindërve, familjarëve dhe dashamirëve të fjalës së Zotit, i pranishëm ishte kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema h.hfz. Shaqir ef. Fetahi, Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili me operativën e Myftinisë, drejtori i sektorit Fetaro-Arsimor pranë BFI, Mr. Fejzulla ef. Sadiki, drejtori i sektorit për Diasporë Mr. Mafiz ef. Rustemi, profesorë dhe hoxhallarë të rrethit.

Në fjalimin e tij, Myftiu përgëzoi nxënësit për arritjen dhe përkushtimin e treguar në rrugën e dijes islame, duke e cilësuar hatmen si një ndër veprat më të dashura për Allahun. Ai theksoi gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të mualimit në edukimin dhe udhëzimin e brezit të ri, si dhe rëndësinë që ka bashkëpunimi i xhematit dhe familjes për suksesin e fëmijëve. Gjersa Reisul Ulema, potencoi se puna e madhe që kryhet me nxënësit në mektebe do të reflektoj në ruajtjen e vlerave fetare në familjet tona sot, si dhe garancë për ruajtjen e identitetit të lartë fetaro-kombëtar në të ardhmen.

Pas programit të përgatitur me përkushtim, referenti i Myftinisë Idris ef. Idrizi, e bëri duanë e hatmes, duke i lutur Allahut për pranimin e përpjekjeve dhe dijes së fituar nga nxënësit. Në vazhdim, u bë shpërndarja e diplomave për nxënësit që përfunduan hatmen, si dhe u shpërnda një mirënjohje dhe falënderimi për mualimin Xhemil ef. Shabani për angazhimin e tij të sinqertë dhe të palodhur, si dhe për nxjerjen e gjeneratës së 30 të nxënësve në këtë mekteb, një jubile që fletë lartë për punën e tij. Programin e moderoi sekretari i Myftinisë, Semir ef. Fazliji.

Zoti i bekoftë këta të rinj me dituri të dobishme dhe vepra të mira dhe mualimin e shpërbleftë me të mirat e Tij në dynja e në ahiret.

Një falënderim i veçantë i shkon edhe këshillit të xhamisë dhe të gjithë kontribuuesve që ndihmuan në realizimin e këtij manifestimi të mrekullueshëm.

Related posts

Komunat shqiptare humbin shumë këshilltarë

Gjyla Halili

Kafshohet nga një qen endacak një fëmijë në Tetovë

Gjyla Halili

Krenar Lloga:VLEN ultimatumet ti tpërdor me VMRO-në, jo me Aleancën për Shqiptarët.

Gjyla Halili