AKTUALE

DUA HATMEJE NË MUFTININË E BFI – TETOVË – FSHATI KAMJAN

Sot, 20 prill (e shtunë), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtorët e sektorëve të Rijasetit, u mikpritën në formën më të bukur të mundshme nga Muftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili dhe stafi i tij, me rastin e shënimit të duasë së hatmes së 39 margaritarëve të Xhamisë së Vjetër të fsh. Kamjan.

Ceremonia e cila u shënua në Xhaminë e fsh. Kamjan, filloi me programin e begatë fetarë të përgatitur nga mual-limi i Xhamisë, hoxhë Xhemil ef. Shabani.

Pas leximit të kaptinave të fundit të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit e mektebit të Xhamisë, duanë e hatmes e bëri referenti fetaro-arsimorë pranë Muftinisë së Tetovës, H. Idriz ef. Idrizi.

Të pranishmit fillimisht i përshëndeti nikoqiri i këtij akti solemn, Muftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i cili theksoi se ndjehet tejmase i respektuar nga prezenca e kreut më të lartë fetarë në vend, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët e tij, prezenca e hoxhallarëve eminent të Muftinisë së Tetovës si dhe e këtij numri kaq të madh të xhematlinjëve të fshatit Kamjan me rrethinë.

Fjala kryesore padyshim që i takoi kreut më të lartë fetarë në vend, respektivisht Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili, pasiqë falenderoi Allahun Fuqiplotë për mundësinë që na ka dhënë që të tubohemi në një aktivitet kaq të rëndësishëm fetarë Islam në këtë ditë të begatë dhe madhështore për fshatin Kamjan.

Fjalën e tij, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e filloi duke iu referuar ajetit Kur’anor, ku Allahu Fuqiplotë thot: “Pasuria dhe bijtë janë stoli e jetës së kësaj bote, por veprat e mira, që mbetën përherë, janë më mirë të shpërblyera te Zoti dhe janë shpresë më e mirë”. (Kur’an: 18, 46)

Fati ynë ishte që sot të marrim pjesë në programin fetarë të gëzimit të 39 margaritarëve të cilët kanë përfunduar leximin e Kur’anit Famëlartë.

Programi që ndoqëm sot tregoi përkushtimin dhe punën profesionale të muallimit i cili ka arritur që ti edukojë këta nxënës në frymën e mrekullueshme Islame. Kjo që sot prezentuan këta nxënës të mektebit të kësaj xhamie tregon se këta fëmijë nuk janë tunduar nga sfidat e jetës, por i kanë thënë “Po” fjalës së Allahut Fuqiplotë.

Këta 39 familje tregojnë se janë të përkushtuara në rrugën e Zotit, duke krijuar ambient fetarë, përmes të cilit fëmitë e tyre kanë mësuar Kur’anin duke u përgatitur për të ardhmen e jetëve të tyre.
Kjo që sot ne shijojmë është rezultat i punës dhe angazhimit të të parëve tanë që nga koha e Pejgamberit a.s., që ne sot ta gëzojmë dritën e Islamit.

Nuk ka ardhmëri të shëndoshë as të besimit e as të kombit tonë pa edukim të shëndoshë fetarë dhe profesional të gjeneratave të ardhshme.
Këta gjenerata të edukuara në këtë mënyrë do të jenë bartëse të Islamit dhe vlerave të saja në të ardhmen, mu ashtu sikur që e paraqet i Madhi Zot në Fjalën e Tij ku thot: “Ai popull ishte, e shkoi; ata i pret ajo që kanë merituar, edhe juve u pret ajo që e meritoni, e ju nuk do të pyeteni për veprat që kanë punuar ata.” (Kur’an: 2, 136)

Ç’do një dijeje ti ja japim vlerën e Zotit, moralit të Islamit, për arsye se asnjë dije sështë e vlefshme nëse i mungon morali.
Për këtë thot Pejgamberi a.s: “Me të vërtetë jam i dërguar që t’i përsosi vlerat e larta të moralit”!

Sot, ju keni dëshmuar se me të vërtetë këta prindër kanë pasur kujdes ndaj këtyre fëmijëve ndërsa Xhemil efendiu ka treguar në praktikë se këtë emanet që ka marrë mbi supe, e kryen me përgjegjësi dhe vetëdije shum të lartë fetare Islame.

Dhe në fund më lejoni që në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe institucioneve të saja dhe në emrin tim personal, të uroj fillimisht Muftiun e Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili për punën që bën në territorin e Muftinisë së Tetovës, hoxhën e nderuar Xhemil ef. Shabanin për punën e palodhur, prindërit për kujdesin dhe kontributin që japin me dërgimin e fëmijëve në mektebe dhe sidomos i falenderoj këta yje të cilët u bënë arsye që ne të jemi sot në këtë ambient të bukur fetarë Islam.

Në fund të programit, nga ana e Reisul Ulemasë dhe e Muftiut, mual-limit ju nda një plaketë në shenjë mirënjohjeje, ndërsa nxënësit u pajisën me diploma dhe nga një dhuratë për suksesin e treguar.

Allahu ju bekoftë!

Related posts

Su’lmet në Kapitol, Donald Trump kë’rcënon FBI-në: Shumë agjentë janë të korruptuar, do të pushohen menjëherë

Gjyla Halili

Sali u shkarkua si ministër me 65 vota “pro”, Aliti dhe Çupi me 64 vota

admin

Delegacion i Bashkësisë Fetare Islame vizitë punë në SMIIC të Turkiyes

Gjyla Halili