AKTUALE

Presidentja Davkova: Pashkët le të na sjellin ngushëllim, urtësi dhe humanizëm

Banner

Me rastin e festës së madhe të krishterë të Ringjalljes së Krishtit – Pashkët, presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, ka dërguar një urim për besimtarët dhe krerët e Kishave në vend – Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, Kishës Katolike dhe Kishës Ungjillore-Metodiste.

“Ringjallja e Krishtit, si shtyllë e fesë, le të jetë nxitje për solidaritet, mirësi dhe bashkim”, theksoi Siljanovska-Davkova, duke bërë thirrje për humanizëm dhe mbështetje të ndërsjellë, veçanërisht në një kohë kur vendi, siç tha ajo, është përballur me një tragjedi të paprecedentë.

Presidentja shprehu shpresën që Pashkët do të sjellin ngushëllim dhe shpresë, duke theksuar se kremtimi i sivjetshëm – i përbashkët për të gjithë të krishterët – është simbolik dhe ftesë për unitet dhe respekt të ndërsjellë.

Urimi është drejtuar kryepeshkopit Shkëlqesisë së Tij Stefan, ipeshkvit dr. Kiro Stojanov dhe kryetarit të përfaqësisë së Kishës Ungjillore-Metodiste, dr. Emil Zaev. (INA)

Banner

Related posts

Kush e mbron Merkon? Panova: Funksionarët e BDI-së në gjyqësor dhe prokurori i fshehin lëndët

admin

Plagosen rëndë 3 persona në një aheng në Kërçovë! Arrestohet mërgimtari që gjuajti me armë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti në Çair: Ne kundërshtar e kemi VMRO-në, votuesit e opozitës shqiptare të votojnë Frontin Europian

Gjyla Halili