AKTUALE

Papa takohet me nënpresidentin amerikan

Papa Françesku ka zhvilluar një takim privat mëngjesin e së dielës në Vatikan me nënpresidentin amerikan, JD Vance, njoftoi Selia e Shenjtë.

Vance, besimtar katolik i cili ishte përplasur me Papën lidhur me politikat për emigrantët të administratës të presidentit, Donald Trump, u takua me Françeskun në rezidencën e tij në Vatikan dhe uruan njëri-tjetrin për festën e Pashkëve, u tha në njoftimin e Vatikanit.

“Papa Françesku zhvilloi një takim të shkurtër privat, që zgjati disa minuta, dhe të dy shkëmbyen urimet për ditën e Pashkëve”, u tha në njoftim. Vance, i cili së bashku me familjen e tij po viziton Italinë këtë fundjavë, të shtunën u takua me zyrtarë të lartë të Vatikanit me të cilët zhvilloi takime formale. Papa, i cili po rikuperohet nga pneumonia, nuk mori pjesë në këto takime.

Papa dhe zyrtarë të Vatikanit kanë kritikuar disa nga politikat e administratës Trump, përfshirë planet për të dëbuar miliona emigrantë nga SHBA-ja dhe shkurtimet e mëdha për ndihmat e huaja dhe për programet sociale brenda vendit.

Françesku e ka cilësuar “të turpshme” shtypjen e emigracionit. Vance, i cili u bë katolik më 2019, ka cituar mësimet e Kishës Katolike, të epokës mesjetare, për të justifikuar këtë politikë.

Papa i është përgjigjur konceptit teologjik, që ka përdorur Vance për të mbrojtur këtë qasje, në një letër të hapur drejtuar ipeshkvijve katolikë amerikanë në shkurt, ku e quajti planin e Trumpit një “krizë të madhe” për Shtetet e Bashkuara.

Banner

Related posts

Sot takohen liderët e VLEN-it, Taravari: Besoj se do të gjejmë zgjidhje të pranushme për të gjithë

Gjyla Halili

VMRO-DPMNE: Filipçe duhet të përgjigjet se si e mori vizën e artë në Dubai dhe investimet së bashku me Zaevin

Gjyla Halili

Rrezik për destabilizim në Ballkan?! Ish-drejtori i BIA-s serbe bën deklaratën e fortë

Gjyla Halili